Uji Dea

Hipokrizia e Thaçit për bordet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti, Hashim Thaçi, ka kërkuar që të largohen ndikimet partiake nga bordet e agjencive të pavarura dhe të ndërmarrjeve publike. Por kjo kërkesë është cilësuar hipokrizi nga opozita dhe shoqëria civile, pasi, sipas tyre, përgjegjësi kryesor për politizim të këtyre bordeve është pikërisht Thaçi.

Kërkesa e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për t’i larguar ndikimet partiake nga bordet e agjencive të pavarura dhe të ndërmarrjeve publike është cilësuar si hipokrizi.

Sipas përfaqësuesve të subjekteve opozitare dhe të shoqërisë civile, pikërisht Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për politizimin e institucioneve që do të duhej të ishin të pavarura, pasi që gjatë mandateve të tij në krye të Qeverisë së Kosovës bordet e tilla janë mbushur me militantë partiakë.

Pas fitores në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, Thaçi pati nënshkruar marrëveshje me LDK-në për ndarjen e posteve në mënyrë të barabartë në të gjitha institucionet publike.

Fundamenti

Në të njëjtën formë ka vepruar edhe pas zgjedhjeve të vitit 2010 me AKR-në dhe në vitin 2014 sërish me LDK-në, shkruan sot gazeta “Zëri”.

I pari i vendit, Hashim Thaçi, në një ceremoni në tetëvjetorin e miratimit të Kushtetutës së vendit ndër të tjera ka bërë thirrje që të largohen ndikimet partiake nëpër borde e agjenci të pavarura.

“Mund të jetë ironike që unë si një ish-kryetar i partisë më të madhe, të bëj thirrje për më pak ndikime partiake në borde e agjenci, por mendoj se na duhet t’i ribalancojmë institucionet tona konform nevojës për performancë optimale të Qeverisë dhe agjencive. Mos të keqkuptohemi, nuk besoj se ne mund të kemi liderë apolitikë apo zyrtarë të shkurorëzuar nga realiteti ynë, sepse mendoj dhe e di se disa prej njerëzve më të aftë që ka Kosova janë në parti politike”, ka deklaruar Thaçi, duke thënë gjithashtu se njerëz me aktakuza nuk do të ketë në institucione apo agjenci dhe të cilët, sipas tij, nuk duhet të jenë as në lista zgjedhore të partive politike./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.