ARKATANA

Haxhiu dhe Nagavci distancohen nga deklarimi i deputetit Geci për Thaçin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci, është deklaruar në foltoren e Kuvendit pas deklarimit që deputeti i kësaj partie, Fatos Geci, pati ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke uruar që të dënohet me burgim të përjetshëm.

Nagaci tha se qëndrimi i LVV-së dhe i Grupit GP të kësaj partie është i qartë ndaj luftës çlirimtare.

“Sot këtu në këtë seancë nga deputetët u thanë shumë të pavërteta. Gjithsesi ia vlen të theksohet publikisht ajo që besoj është e ditur për qytetarët, qëndrimet e GP dhe të LVV në lidhje me luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë publike, të qarta, dhe qëndrojmë pas tyre. Lufta çlirimtare ka qenë e pastër, e drejtë dhe ne respektojmë përpjekjet e të gjithë të rënëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuuar për lirinë e vendit”, tha Nagavci,.

Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nga ulësja e saj, u distancua nga deklarimi i deputetit Geci.

Hidromorava

“Ai qëndrim nuk është as i Kuvendit, as i Vetëvendosjes, as i imi si kryetare e Kuvendit, as i shefes të grupit parlamentar, prandaj natyrisht se distancimi nga një fjalim i tillë, është i kuptueshëm”, deklaroi Haxhiu.

Gjatë fjalimit të tij, deputeti i LVV-së Geci ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm edhe ndaj “liderit tuaj suprem” siç tha ai, duke aluduar në ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.

“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përballë figurës së kryeministrit Kurti”, deklaroi Geci

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.