Dy arrestime në Gjilan të personave të kërkuar nga Gjykata
Gjilan – Në dy raste të ndara policia ka arrestuar dy persona që kërkoheshin një kohë të gjatë me urdhër të Gjykatës.
Në rastin e parë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Kurse në rastin e dytë në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej 10 ditëve./rajonipress/


