Eko Higjiena

Përfundon rinumërimi, NISMA-AKR-PD pjesë e Kuvendit të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar rinumërimi i 1,408 vendvotimeve me vendim të Panelit Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresava.

Merret vesh se pas këtij rinumërimi koalicioni NISMA-AKR-PD përfundimisht do të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

NISMA Socialdemokrate e kishte nisur me mbi 20 vota mbi prag procesin e rinumërimit të 1408 kutive, ndërsa pas rinumërimit e ka rritur në 30 vota mbi prag, njofton Klan Kosova.

Deputetët e këtij koalicioni në legjislaturën e re pritet të jenë Fatmir Limaj, Behgjet Pacoli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Mirlinda Sopi.

KKVITI

Ndërsa, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi theksoi se ka përfunduar procesi i rinumërimit, por nuk ka treguar rezultatin e tyre.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që të publikohen edhe gjatë ditës rezultatet.

Kujtojmë se te rinumërimi ka ardhur pas vendimit të Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cli ka pranuar 53 ankesa të bazuara dhe prej tyre për 52 ankesa Paneli ka vendosur që të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e 1,408 vendvotimeve./Telegrafi/