Eko Higjiena

AKR-ja nuk pëlqen të bëhet pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Fatmir Matoshi, ka treguar se ky subjekt politik pritet të jetë në opozitë gjatë legjislaturës së shtatë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo parti nuk pëlqen të bëhet pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës.

FIDANISHTJA

Sipas tij, të qenit në opozitë gjatë mandatit të ardhshëm do t’i mundësojë kësaj partie që t’i bëjë reformat e nevojshme brendapartiake.

Matoshi është shprehur i bindur se në këtë mënyrë do të rritet përkrahja e qytetarëve të Kosovës ndaj AKR-së ashtu siç janë duke u fuqizuar partitë liberale në Evropë.