Aksidentohen dy vetura të markës Golf, njëri vozitës pëson lëndime
Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Prishtinës në Gjilan.
Njësitet patrulluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vetura Golf, me tabela 06, vozitësi shqiptar duke mos mbajtur distancën e duhur godet nga mbrapa veturën Golf, me tabela 637, me ç’rast lëndime trupore pëson vozitësi i veturës dytë.
Rasti i referohet Prokurorisë Themelore./rajonipress/

