Hidromorava

Shqiptarët importojnë miliarda, shkëmbejnë pak miliona

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë, larg projeksioneve të dy qeverive. Mungon një strategji efikase dhe partneritet i vërtetë ndërmjet dy shteteve

“Sa gjëra të mira do t’i sillnin Kosovës dhe Shqipërisë nëse do të shkëmbenin mallra mes vete, ose më mirë të themi ta bëjmë një treg të përbashkët. Së bashku Kosova dhe Shqipëria importojnë mallra nga vende të tjera diku në vlerë 10 deri 12 miliardë euro në vit”, tha ekonomisti Nazmi Mustafa

Këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë vazhdojnë të jenë larg synimeve të qeverive të të dyja vendeve. Tregtia në mes të dyja vendeve nuk është rritur ndjeshëm as pas ndërtimit të Autostradës së Kombit “Ibrahim Rugova”, që i lidh këto dy vende. Ndërkaq, për këtë nivel të zbehtë të këmbimeve tregtare, deputetë opozitarë, ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të biznesit i fajësojnë mafio-bizneset që janë të lidhura me pushtetarët.

Uji Dea

Ata thonë se që nga paslufta e deri më sot është mafia ekonomike kosovare e lidhur me politikën aktuale të pushtetarëve që po vepron në favor të prodhimeve serbe. Sipas tyre, kjo ka bërë që shkëmbimet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë të mos jenë të mëdha dhe që në mes tyre nuk e kalojnë shumën e 200 milionë eurove gjatë një viti. Ekspertët thonë se pengesat për shkëmbimet e lira mes këtyre vendeve bëhen kryesisht nga kompanitë që kanë monopol në sjelljen e mallrave nga Serbia që tentojnë ta pushtojnë edhe Shqipërinë me këto mallra. Mësohet se 80 për qind të bashkëpunimit me Serbinë e bëjnë oligarkët e lidhur me pushtetin, kurse gjysma e kësaj tregtie vjen kontrabandë. Ndërkohë, eksportet e Serbisë në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri dhe në pjesën shqiptare të Maqedonisë, arrijë 1 miliard euro gjatë një viti.

Të dhënat e import-eksportit

Sipas të dhënave nga zyrtarja për tregti të jashtme e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Mensure Qerkezi, më 2015 dhe më 2016 për muajin janar kanë qenë si vijon: Importet e Kosovës nga Shqipëria në muajin janar 2015 kanë qenë në vlerën e 6 milionë e 244 mijë eurove, ose 4.6 për qind e totalit të importeve në atë muaj. Ndërkaq në muajin janar 2016 importet e Kosovës nga Shqipëria kanë qenë në shumën 4 milionë e 386 mijë euro, apo vetëm 3.3 për qind e totalit të importeve. Nga Serbia në muajin janar 2015 Kosova ka importuar 21 milionë e 921 mijë euro, apo 16 për qind të totalit të importeve për atë muaj./kosova sot/