Hidromorava

Deda: Ka pak gjasa për listë të përbashkët ndërmjet VV, AAK’së dhe Nismës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Opozita e bashkuar, që nga anulimi i protestës së paralajmëruar më 26 mars, ka filluar të “ftohet”, duke bërë që partitë opozitare të marrin vendime të ndara.

Thirrja e protestës më 14 maj nga AAK-ja, deklarimi i zyrtarëve të VV-së se nuk ishin në dijeni për planifikim të protestës, hedhja e gazit lotsjellës në ceremoninë inauguruese të presidentit nga aktivistë të VV-së pa i lajmëruar dy partitë tjera opozitare, janë vetëm disa nga lëvizjet që opozita i ka bërë pa u koordinuar mes vete.

Ndonëse ishte përfolur për një listë të përbashkët zgjedhore të tri partive opozitare, një gjë e tillë tanimë ka shumë pak gjasa të ndodh.

United Hospital

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda ka thënë për Indeksonline se është pak e pritshme që tri partitë të kenë një listë të përbashkët dhe se ky fakt është për keqardhje.“Është e qartë tashmë që është pak e pritshme lista e përbashkët e VV, AAK dhe Nisma. Ky fakt është për keqardhje të madhe pasi që vetëm me opozitën politike të bashkuar, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe personalitete publike së bashku me program të qartë qeverisës mund të dilte lista fituese pas zgjedhjeve”, ka thënë Deda.Ai ka theksuar se tani si opsion ka mbetur që një gjeneratë e re t’i bashkohet politikës dhe të ofroj alternativë për zgjidhjen e problemeve në vend.

“Tani ka mbetur që të bashkohet gjenerata e re, e mesme në politikë dhe të ofrojë alternative kredibile për zgjidhjen e problemeve ekonomike, luftimin e korrupsionit dhe përmbylljen e pavarësisë në rrafshin ndërkombëtar”, ka thënë tutje Deda.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.