Uji Dea

Haradinaj për Kurtin: Do ta përkrahi nëse punon në interes të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta përkrah Albin Kurtin nëse ai do të punojë në interes të vendit.

Kështu ka deklaruar Haradinaj pasi që ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit.

“Ai do të jetë kryetar i qeverisë së vendit nëse e voton parlamenti, i uroj suksese, nëse punon në interes të vendit do ta përkrahi nëse jo do ta kundërshtojmë”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

Haradinaj po ashtu ka thënë se të gjithë ata që e kanë përkrahur ndarjen e Kosovës kanë gabuar.

Ai ka përmendur Hashim Thaçin, Edi Ramën, Vlora Çitakun dhe Aleksandar Vuçiq si pjesë e kampanjës për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve./Telegrafi/