KKVITI

Kololli: Ejani luani për Kosovën, kurrë s’do t’i bieni pishman

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Futbollisti i Kosovës dhe Zurich-it, Benjamin Kololli ka qenë i ftuar në emisionin “Ich bin Albaner” që transmetohet në TV Dukagjini.

Pos tjerash, Kololli ka zbuluar se asnjë herë nuk i ka rënë pishman që ka zgjedhur të luajë për Kosovë.

“Ftesën e kam pritur me gjithë zemër, unë nuk kam luajtur për asnjë kombëtare dhe fillimi nuk e kam vërejtur efektin, por më pas, pas sukseseve e kam parë se zgjedhja e Kosovës ka qenë fantastike dhe nuk i kam ra pishman asnjëherë”.

ARKATANA

“Kur më pyesin tashmë edhe lojtarët e ri se çfarë mendon për Kosovën u them se përpara ndoshta do kisha menduar ndryshe, por sot mundohem që edhe të tjerët t’i ftoj dhe t’u them që është ekstrem mirë të luash për Kosovën”.

“Kur e veshi fanellën është gjithçka, por momenti kur trupi më dridhet është në momentin kur futemi në fushë për ngrohje para ndeshjes dhe dëgjoj këngët patriotike ose tifozët që këndojnë dhe pyetja ime është e vetme se përse stadiumi është aq i vogël, sepse duhet të jetë më i madh”, përfundoi Kololli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.