Gjilani ndeshjen e dytë të dënimet e zhvillon në “Riza Lushta” në Mitrovicë
Skuadra e Gjilanit pas dënimit nga Komisioni Disiplinor me dy ndeshje mos lojë në stadiumin e saj dhe pa shikues, është detyruar që ndeshjet e saj ti zhvillon jashtë Gjilanit.
Ndeshjen e parë të dënimit e ka zhvilluar ne stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ndërsa ndeshjen e dytë të javës së 13-të, e zhvillon në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
“Bardh e kuqët” e Gjilanit, i kanë dënuar edhe me 5000 euro për shkak organizimit të dobët në ndeshjen Gjilani-Llapi ku dhe u sulmua gjyqtari anësor Meriton Berisha.
Në “Riza Lushta” në cilësinë e nikoqirit skuadra e Gjilanit do ta pret skuadrën e Ferizajit, ndeshja zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 13:00./rajonipress/


