Prapë Linda Zeqiri, me lojën e sajë e bënë kampione Klubin “Drita”
Gjilan – Të dielën klubi i Ping Pongut “DRITA”- femrat nga Gjilani, u shpall Kampione e Republikës së Kosovës, duke e mundur rivalin e kahershëm, klubin e “Prishtinës”.
“Si drejtor klubi, falënderoj të gjitha lojtaret për angazhimin dhe përkushtimin permanent, pra Linda dhe Hanife Zeqiri, Alma Mehmeti si dhe Bleona Mehmeti. Falënderim i veçantë adresohet tek trajneri i klubit Jeton Azizi, i cili pa kursyer ndan kohën e tij të çmuar, në raport me familjen e tij, vetëm e vetëm për t’i përgatitur lojtaret e klubit për suksese kulminante” ka shkruar Skender Zeqiri./rajonipress/


