Drita me lehtësi mposht Ferizaj
Në fazën e dytë të garave të Superligës në futboll, skuadra e Dritës me lehtësi ka arritur ta mposht skuadrën e Ferizajit në shtëpinë e saj me rezultat 0-2.
Kjo fitore e “bardh e kaltërve” të Dritës, ka bërë që të ruaj hapin me kreun e tabelës së klasifikimit.
Vendësit gjatë 90 minutave nuk kanë arritur të rrezikojnë portën e portierit Darko Tofilovskit.
Rastin më të mirë në pjesën e parë, skuadra e Dritës e kishte në minutën e 45-të, Xhevdet Shabani gjuan bukur por nga vija fatale e portës e largon topin Ardijan Shaljani
Golin e epërsisë futbollistët e Dritës e arrin në minutën e 63-të, pas ndërprerjes Bujar Shabani me kokë mposht portierin e vendësve Blakqorin.
Shtatë minuta më vonë, sulmuesi Betim Haxhimusa shënon duke vulosur këtë ndeshje me rezultat 2-0.
Në javën e 13-të, Drita ballafaqohet me Flamurtarin në Prishtinë./rajonipress/


