Një serb dhe një shqiptar arrestohen nga policia, kishin ikur nga vuajtja e dënimit
Gjilan – Në dy raste të ndara në Ropotovë të Ranillugut dhe në Zhegër të Gjilanit janë arrestuar nga policia dy persona të kërkuar me urdhër të Gjykatës për shmangie nga vuajtja e dënimit.
Në Ropatovë e Madhe, të Ranillugut në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull serb dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Edhe në fshatin Zhegër, të Gjilanit në bazë të dy urdhëresave të lëshuara nga gjykata, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


