Fundamenti

Armend Thaqi vulos derbin në stadiumin “Fadil Vokrri”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Derbi i javës së XI-të, në Superligën e Kosovës në futboll, në mes Prishtinës e Dritës e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, i ka takuar Prishtinasve të cilët ndeshjen e përmbyllën me rezultat 1-0.

Gjatë tërë 90 minutave skuadra e Prishtinës ishte më e rrezikshme ndërsa futbollistëve Dritës asnjëherë nuk arritën të rrezikojnë portën e Visar Bekajt të Prishtinës.

Në minutën e 17-të, futbollistët e Dritës kishin fat pasiqë Meriton Korenica godet shtyllën e portierit Darko Tofilovskit.

Nga gjysmë raste futbollistët e Prishtinës kishin nëpërmjet Ibrahimit, Ahmetit e Thaqit por, Tofilovski pa një mund të madh i evitoi pranë portës së tij.

Futbollistët e Dritës në 45 minutat e dytë asnjë rast të vetëm nuk arritën ta krijojnë para portës së Bekajt.

Në minutën e 82-të, kapiteni Armend Thaqi pas asistit të Makendës i cili zëvendësoi Abazin e lënduar nuk e pati vështirë të shënon në portën e Tofilovskit për ti siguruar tri pikë skuadrës së tij.

KKVITI

Tre minuta më vonë pas gabimeve trashanike të mbrojtjes së Dritës, Thaqi del i vetmuar përball Tofilovskit por gjuajtja e tij për disa centimetra shkon jashtë portës.

Pas ndeshjes kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi ka deklaruar.
“Të gjithë futbollistët patën një mobilizim të madh për këtë derbi, këto tri pikë na japin moral edhe më të madh ndërsa Dritës ja mbyllëm të gjitha korridoret drejt portës sonë”.

Ndërsa trajneri i Prishtinës, Armend Dallku ka deklaruar pas ndeshjes.
“Në këtë derbi ishim më të motivuar, Drita nuk na rrezikoi asnjëherë, këto janë pikë të një vetëbesimi të madh për ndeshjet e radhës”.

Trajneri i Dritës pas ndeshjes i zhgënjyer ka deklaruar.
“Në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, Prishtina na vuri në vështirësi të mëdha, ndeshjen e humbëm nga një pakujdesi e jona dhe kjo na kushtoi rënd”.

Në javën e 12 Drita do të jetë mysafire e Ferizajit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.