HW

Kurti: Me LDK-në jemi marrë vesh për ministritë, në nëntor e marr postin e kryeministrit

/ 2 minuta lexim
HW

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për ‘Alsat’, ka thënë se për rajonin nuk duhet të ketë asnjë zëvendësim për anëtarësim në BE.

Ai thotë vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë për vetëm me qëllim, anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Iniciativat rajonale me siguri që janë të nevojshme, por absolutisht nuk mund ta zëvendësojnë integrimin Evropian. Nuk mund të themi ne që nuk po integrohemi në BE, e po bëjmë ndonjë gjë ndërmjet veti këtu”, deklaroi Albin Kurti.

Kurti vlerëson si akt përgjegjësie shkuarjen në zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, por thotë se tani nga pozitat e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, nuk e di nëse do të mbështesin ndonjë subjekt politik shqiptar hapur gjatë fushatës. “Unë nuk mund të them sot se do të mbështesim këtë apo atë subjekt”, tha ai.

United Hospital

Albin Kurti pret që të vizitojë Maqedoninë, të ketë marrëdhënie më të afërta me Shqipërinë, por për t’u stabilizuar plotësisht rajoni, thotë që Serbia duhet të pajtohet me realitetin, se Kosova është shtet i pavarur.

“Normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë kalon nëpërmes normalizimit të Serbisë si të tillë. Në Kosovë është tentuar gjenocidi, 860 mijë shqiptarë janë deportuar jashtë Kosovës në pranverën e vitit 1999. Mbi 1 milion prej shtëpive të tyre, i kemi 20 mijë vajza e gra të përdhunuara, gjallë janë ato të gjitha”, theksoi Kurti.

Albin Kurti tha se me LDK-në janë marrë vesh që qeveria e re t’i ketë 12 ministri dhe pret që në nëntor ta marrë edhe zyrtarisht postin e kryeministrit./kp/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.