HW

BE-ja zbeh shpresat për kosovarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Moshapja e dyerve të BE-së për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut pritet të ndikojë negativisht edhe te Kosova, e cila është në fazën fillestare të integrimit në BE. Ndonëse BE-ja ka një varg kërkesash për Kosovën, me theks të veçantë te dialogu me Serbinë, ky institucion ende nuk ka dhënë një vendim pozitiv për heqjen e vizave për kosovarët, ndonëse një gjë të tillë e kishte premtuar kohë më parë.

Pas mosarritjes së konsensusit në Bashkimin Evropian për t’i hapur negociatat me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, një gjë e tillë pritet të ulë pritshmëritë e “evropianëve të rinj”, të kosovarëve drejt ëndrrës së tyre euroatlantike. Javën që lamë pas shtetet e Bashkimit Evropian i thanë “Jo” nisjes së negociatave të anëtarësimit me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndonëse në tryezën e bisedimeve mbizotëruan zërat se këtyre dy shteteve duhej dhënë përgjigje pozitive.

ARKATANA

E derisa BE-ja vazhdon të ketë një numër të lartë kërkesash ndaj Kosovës, ku mbizotëron ajo për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë, shtetet anëtare të këtij unioni po vazhdojnë të mos unifikohen sa i përket heqjes së vizave të Kosovës. Kosovarët po vazhdojnë të mbahen të izoluar, ndonëse zyrtarë të BE-së u kishin premtuar atyre se me t’u arritur Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e zi do të hiqeshin edhe vizat.

Ekspertë të integrimeve vlerësojnë se mosunifikimi i BE-së për t’i hapur bisedimet me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, si dhe mosdakordimi i tyre për heqjen e vizave për Kosovën shpërfaq mungesën e vullnetit të shteteve anëtare për të përkrahur zgjerimin e mëtutjeshëm të BE-së, qoftë në kuptimin e procesit të anëtarësimit, qoftë të heqjes së vizave. /Zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.