United Hospital

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ismet Beqiri, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka komentuar ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar LDK-së për bashkëpunim politik, duke e cilësuar atë si fyerje dhe jo si ftesë serioze.

Sipas Beqirit, kjo qasje e LVV-së është e papranueshme, duke pasur parasysh marrëdhëniet e kaluara mes dy subjekteve politike.

“Unë mendoj që jo vetëm që nuk ishte ftesë, por ishte një fyerje ndaj LDK-së, madje edhe ndaj kuadrove dhe historisë së saj. Bëhet fjalë për të njëjtin person që edhe në të kaluarën e ka fyer LDK-në dhe liderin tonë historik shumëvjeçar. Janë publike deklarimet e tij, ku ka thënë se ata që e duan Rugovën dhe SHBA-të janë armiq të Kosovës, dhe ka edhe shumë deklarata të tjera të ngjashme”, ka thënë Beqiri.

Hidromorava

Ai ka theksuar se përgjegjësia për moskonstituimin e Kuvendit i takon LVV-së dhe liderit të saj, duke shtuar se mënyra e qeverisjes dhe raporti me partnerët politikë kanë qenë problematikë.

“Moskonsitituimi i Kuvendit është përgjegjësi e LVV-së dhe liderit të saj. Nuk mund të qeverisësh gjithmonë me të tjerët dhe kjo është dëshmuar nga mënyra se si janë sjellë në raport me ne. Mendoj se kjo ka qenë një mësim i mirë edhe për ne, që ta dimë se me kë mund dhe me kë nuk mund të bashkëpunojmë, sepse kur lideri i tyre del dhe thotë se as LDK-ja nuk mundi të qeverisë me ne, ne e dimë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë”, ka deklaruar Beqiri./teve1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.