KKVITI

Në krahët e motit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Poezi nga Bilall Maliqi

Në krahët e motit u molis stina
Ra në sipërfaqet e gjetheve vjeshtake

Ngeli e lagësht me vesë mëngjesi
Tharë me rreze të vakëta të diellit

UBT

Nga mjegulla u ligështua shikimi
Dihatjet e shpeshta sikur zunë në thua

Kjo stinë ngadalë po e sos gjallërinë
Për t’u shtrirë n’shuplakë të bardhësisë

(16.10.2019)