Uji Dea

Kuçi për humbjen e PDK-së: Kushdo që i fiton katër palë zgjedhje në këtë vend, e ka problem të fitojë të pestat

/ 2 minuta lexim
HW

Nënkryetari i PDK-së, dhe kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Hajredin Kuçi, është rikthyer në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, për të folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kuçi, ka thënë se ka menduar tërheqjen nga politika por për shkak të disa vendimeve të mëdha që e presin Kosovën dhe sipas tij pas kërkesës së kryetarit Veseli për të ruajtur një kohezion në PDK ka vendosur të kandidojë përsëri për deputet.

Ai ka thënë se politikën nuk e ka për “jetë a vdekje” siç mund ta kenë disa të tjerë, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i PDK-së ende nuk e di nëse do të jetë deputet në Kuvend apo jo, por ai nuk shpreh shumë entuziazëm në krahasim me të kaluarën.

Mobi Casa

Thotë se dikur politika ka qenë për ideal ndërsa sot ajo është shndërruar në një profesion.

Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve, Kuçi ka thënë se do të jenë opozitë e mirë dhe nëse asgjë do të jenë shembull për opozitën e ardhshme si duhet të sillen kur nuk janë në pushtet.

Ai thotë se PDK mban përgjegjësi për dështimet e Kosovës në të kaluarën por edhe meritat për sukseset i takojnë kësaj partie.

I pyetur për arsyet pse PDK ka humbur zgjedhjet e 6 tetorit, Kuçi është përgjigjur: “Kushdo që i fiton katër herë rresht zgjedhjet do të ketë të vështirë t’i fitojë herën e pestë. Unë jam shumë i bindur se asnjë formacion politik në Kosovë nuk do të mund t’i fitojë zgjedhjet katër herë”, tha ndër të tjera Hajredin Kuçi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.