Hidromorava

Kurti flet për vendimet e para në qeverinë e re

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti theksoi prioritetet dhe zotimet e qeverisë së re si dhe vendimet e para që do të ndërmarr siç është zvogëlimi i qeverisë dhe ndalimi i menjëhershëm i keqpërdorimeve.

Kurti këto komente i bëri në një tubim me bashkatdhetarë në Universitetin e Winchesterit të Londrës, ku falënderoi mërgatën për kontributin e vazhdueshëm para, gjatë dhe pas luftës si dhe organizimin masiv për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit.

Eco Higjiena

Ai tha që për mërgatën do të krijojë mundësinë e votimit në vendet ku jetojnë nëpër Ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës, rimëkëmbje të shkollës shqipe për fëmijët e mërgatës si dhe mundësi për investime fitimprurëse në Kosovë, shkruan kp.

Në ligjëratën me temën “Ndërtimi ndërkombëtar i paqes – Rasti i Kosovës” ku ishin të pranishëm studentë, hulumtuesë, ekspertë dhe pjestarë të mërgatës, Kurti foli për procesin e ndërtimit të paqes në Kosovë pas ndërhyrjes së NATO-s, sfidat nga burokracia ndërkombëtare dhe korrupsioni qeveritar brenda Kosovës dhe ato të agresivitetit të Serbisë prej jashtë, si hapat e që duhet të ndërmerren përmes zhvillimit ekonomik e drejtësisë ligjore për të siguruar paqen afatgjate./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.