Fundamenti

Gjilani mposht kampionin aktual Feronikelin në Drenas

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilani ka arritur që në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me plot meritë ta mposht kampionin aktual Feronikelin në dramën që u zhvillua në minutat e fundit të këtij ballafaqimi.

“Bardh e kuqët” e Gjilanit edhe pse ishin në disavantazh ndaj kampionit Feronikelit, në 9 minuta e fundit të ndeshjes arritën të shënojnë dy herë në portën e Smakiqit për ti marrë tri pikë tejet të vlefshme çka ju mundëson të kryesojnë në tabelën e Superligës së Kosovës.

Në një ndeshje tejet interesante e dramatike dy skuadrat krijuan një mori rastesh në portat kundërshtare.

Futbollistët vendas ishin ata që rrezikuan portën e Haxhihamzës në minutën 5 e 15, nëpërmjet Fazliut por gjuajtjet e tij me sukses i ndal Haxhihamza.

Edhe sulmuesi Mendurim Hoti në minutën e 33-të, provon por edhe kësaj radhe Haxhihamza ishte në vend.

Arbitri kësaj ndeshje Tefik Maloku në minutën e 45-të, ka mundur shumë lehtë të akordon penallti pasi në mënyrë të palejuar ndalet sulmuesi i Gjilanit Bedri Greca nga Lladrovci por Maloku nuk mendoi ashtu.

Në minutën e 50-të, sulmuesi Hoti gjendet në rast shënimi por Haxhihamza edhe njëherë shpëton portën e tij.

Hidromorava

Në minutën e 58-të, Greca i Gjilanit gjuan mbi portën e Smakiqit.

Në minutën e 73-të, Da Silva i Feronikelit pasi pranon një top nga thellësia nga 12 metra arrin ta gjen rrjetën e portierit të Gjilanit, Kenan Haxhihamzës, duke kaluar ekipen e tij në epërsi 1-0.

Në minutën e 81-të, pas harkimit nga këndi qendërmbrojtësi Franc Veliu me kokë gjen rrjetën e Smakiqit për të barazuar 1-1.

Pesë minuta para përfundimit të ndeshjes pas një harkimi nga këndi, kapiteni Ylber Kastrati shënon nga 12 metra duke e lënë të shtangur portierin Smakiqin dhe duke i siguruar tri pikë të mëdha për ti prirë tabelës së klasifikimit.

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, pas ndeshjes ka deklaruar:
“Bëmë një lojë të bukur, në këtë ndeshje nuk fitoi vetëm Gjilani por fitoi futbolli i Kosovës, këto pikë janë shumë të vlefshme golat u shënuan nga dy qendërmbrojtës dhe kjo është e mira e Gjilanit ne do të qëndrojmë me këmbë në tokë pasi na presin sfidat e radhës”.

Ndërsa, trajneri i Feronikelit, Tomisllav Vukiqeviq i dëshpëruar ka deklaruar.
“E patëm lojën në dorë nuk shënuam dhe kështu e ka futbolli, pësuam dy gola nga goditja nga këndi dhe kjo nuk tolerohet, Gjilani dëshmoi se është skuadër shumë e fortë dhe ne humbëm tri pikë shumë të vlefshme”.

Gjilani në javën e 11 do të ballafaqohet me Llapin në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.