FIDANISHTJA

Qeveria e importit po i mbyt prodhuesit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kursi i gabuar ekonomik i Republikës.Politikat zyrtare favorizojnë tregtarët

Deputeti Bali Muharremaj (AAK) është shumë i pakënaqur me bilancet tregtare. Ai thotë se politikat e deritashme të Qeverisë së ‘Isa Mustafës’, sikurse që ishin ato të paraardhësit të tij, e kanë bërë Kosovës një vend ku “subvencionohen” tregtarët e jo prodhuesit

Mungesa e politikave të mirëfillta ekonomike dhe e një strategjie të qartë zhvillimore të vendit, përmes të cilave do të duhej që të stimulohej prodhimi edhe nën qeverisjen e Isa Mustafës, e kanë bërë Kosovën një vend, ku “subvencionohen” tregtarët dhe jo prodhuesit.

Hidromorava

Deputetë opozitarë, analistë të ekonomisë dhe përfaqësues të bizneseve thonë se politikat e deritashme qeveritare po e lënë prapa Kosovën nën mëshirën e tregtarëve, sepse të gjitha qeveritë e pasluftës me politikat e tyre afatshkurtra dhe veprimi i tyre pa ndonjë strategji kombëtare dhe vetëm në baza ditore kanë bërë që Kosova të jetë e varur nga importet e mallrave.

Deputeti Bali Muharremaj (AAK) është shumë i pakë- naqur me bilancet tregtare. Ai thotë se politikat e deritashme të Qeverisë së ‘Isa Mustafës’, sikurse që ishin ato të paraardhësit të tij, e kanë bërë Kosovës në një vend ku “subvencionohen” tregtarët e jo prodhuesit”. Deputeti Muharremaj tha se praktikat e deritashme të pushtetarëve tanë pas luftës, përfshirë edhe Qeverinë e tashme, kanë treguar se në vendin tonë, nëse i ke punët mirë me politikën, mund të marrësh tenderë dhe të avancohesh, e në të njëjtën kohë edhe do të krijohen lehtësira./kosova sot/