Eko Higjiena

Haradinaj: Prezenca dhe roli i KFOR-it vazhdon të mbetet i nevojshëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së Njësisë së Specializuar Shumë-Kombëshe, Regjimentit të Karabinierëve, në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se është i nderuar të marrë pjesë në këtë ceremoni.

“I nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së Njësisë së Specializuar Shumë-Kombëshe, Regjimentit të Karabinierëve, në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë. Kolonelin Ruggiero Capodivento e falënderova për angazhimin e deritashëm në shërbimin e tij në Kosovë, derisa i urova mirëseardhje në këtë detyrë Kolonelit Paolo Pelosi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

FIDANISHTJA

Ai ka pohuar se për të ishte kënaqësi të bashkëbisedoi me Gjeneral Lejtënant Giovanni Nistri, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Karabinierëve, i cili po ashtu mori pjesë në këtë ceremoni.

Kryeministri në detyrë ka thënë se Kosova ka arritur të ruaj dhe promovoj paqen dhe stabilitetin në vend, si vlera të pacënueshme, falë edhe të angazhimit të misionit të NATO-së. Në këtë drejtim, siç ka shkruar ai, prezenca dhe roli i KFOR-it, vazhdon të mbetet i nevojshëm. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.