ARKATANA

Gjilani shpërndan farë gruri për 940 fermerë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndarë të martën farë gruri për 940 fermerë, ose 140 mijë kilogramë. Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se baza për zhvillim ekonomik lokal mbetet bujqësia.

“Unë i uroj 940 familjet bujqësore që po e mbajnë jetën gjallë në komunën tonë sepse baza për zhvillim ekonomik lokal mbetet bujqësia. Në këtë rrafsh, Komuna ka vendosur që t’i subvencionojë bujqit. Uroj që këto mbjellje të sjellin bukë në sofrat tona më shumë, siguri më të madhe për familjen dhe lehtësim në punë. Krahas kësaj, do t’i rrisim subvencionet për zgjerimin dhe rritjen e pemëtarisë dhe perimtarisë”, tha Haziri.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, pasi e falënderoi kryetarin Haziri për përkrahjen në sektorin e bujqësisë, ka njoftuar se vlera e projektit është afro 50 mijë euro.

FIDANISHTJA

“Është farë e varieteteve hungareze, të cilat janë testuar për një kohë të gjatë në tokat tona dhe janë jashtëzakonisht të përshtatshme. Kemi bërë përpjekje të vazhdueshme që t’u sigurojmë fermerëve edhe mekanizim, prandaj objektivi ynë është, jo vetëm ta rrisim punimin e sipërfaqeve të tokës, por edhe produktivitetin, duke e përdorë potencialin gjenetik të farës dhe optimumin e përgatitjes së tokës”, ka thënë Ramadani.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan ka njoftuar se janë në përgatitje edhe të projektit të ngritjes së 15 hektarëve me arra./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.