Uji Dea

Beqiraj: Kosova ma kujton skuadrën tonë para shtatë – tetë vitesh, stadiumi plot, përplot optimizëm dhe dëshirë për t’u treguar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sulmuesi shqiptar që e përfaqëson Malin e Zi, Fatos Beqiraj, ka folur para ndeshjes, të cilën skuadra e tij e zhvillon kundër Kosovës në Prishtinë.

Dy përfaqësueset garojnë në Grupin A kualifikues për ‘Euro 2020’, ndërsa të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillojnë ndeshjen kthyese (përballja në Podgoricë përfundoi baras, 1-1).

Malazezët nuk e kanë asnjë fitore në këto kualifikime, ndërsa në gjashtë ndeshje kanë arritur tri barazime dhe tri humbje.

“Shpresoj që kjo të ndryshojë duke filluar nga Kosova, së paku të luajmë më mirë se mbrëmë (pa gola ndaj Bullgarisë), citon vijesti.me fjalët e Beqirajt.

Uji Dea

“Kosova ka një skuadër të re, me shumë lojtarë të mirë, të cilët luajnë në klube të mira. Ekipi i tyre ma përkujton skuadrën tonë para shtatë-tetë vitesh, kur stadiumi ishte plot, përplot optimizëm dhe dëshirë për t’u treguar”.

“Nuk them se tash na mungon dëshira, ne luftojmë dhe duam fitore, por po kalojmë nëpër një periudhë të vështirë. Shpresoj që së shpejti, duke nisur që nga ndeshja ndaj Kosovës, të tregojmë imazh tjetër”, ka shtuar 31-vjeçari.

Edhe pse ka lindur dhe është rritur në Pejë, ai thotë se ndeshjen ndaj Kosovës do ta shikojë në aspektin profesional sportiv dhe do të japë maksimumin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.