UBT

Pemët më të mira për të humbur peshë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Pemët e përmirësojnë qarkullimin e gjakut, e stimulojnë sistemin imunitar, e përmirësojnë sistemin e tretjes, u japin lëkurës dhe flokëve shkëlqim, si dhe e promovojnë shëndetin në përgjithësi. Një dietë me pemë është e mirë për pastrimin e organizmit nga helmet, pa i shkaktuar trupit ndonjë dëm.

Ja pesë kategoritë e pemëve që konsiderohen më të mirat për të humbur peshë:

PEMËT ME SHUMË KARBOHIDRATE

Menytë e pasura me pemë që kanë përqindje të lartë të karbohidrateve – sikur që janë bananet, kumbullat, dardhat, kivi, mango, rrushi dhe fiqtë – duhet të hahen për kafjall. Këto pemë na e japin energjinë e domosdoshme për ta startuar tretjen dhe na ofrojnë sasinë e nevojshme të sheqerit, pas “agjërimit” të natës. Këto pemë duhet të përfshihen në dieta të rregullta dhe duhet të kombinohen me pemë të thara, si hurme, rrush të thatë, bajame dhe kumbulla të thata.

PEMËT ME PAK KARBOHIDRATE

Bostani, pjeshkat, pjepri, mollët dhe papaja bëjnë pjesë në këtë kategori. Këto pemë ushqyese kanë një përqindje të lartë të ujit dhe e kontrollojnë temperaturën trupore, duke ndihmuar në të njëjtën kohë largimin e kolesterolit të keq nga organizmi. Ato ofrojnë energjinë e nevojshme për sistemin kardiovaskular dhe nervor. Pemët me pak karbohidrate nuk e ngarkojnë organizmin me sasi të tepërta të sheqerit, prandaj janë të dobishme për humbjen e kileve të tepërta.

AGRUMET DHE PEMËT E MALIT

Mobi Casa

Dietat e pasura me agrume ofrojnë sasi minimale të karbohidrateve. Në këtë grup hyjnë dredhëzat, manat, boronicat, e në një masë edhe limoja, limoni, etj. Këto pemë ndihmojnë lëvizjen e zorrëve dhe në këtë mënyrë edhe detoksikimin e organizmit. Agrumet dhe pemët e malit e forcojnë edhe sistemin kardiovaskular. Këto pemë po ashtu e largojnë kolesterolin e keq dhe e përmirësojnë tretjen dhe apetitin, duke çuar te një humbje e shëndetshme e peshës së tepërt.

PEMËT “UJORE”

Pemët, si bostani dhe pjepri i të gjitha llojeve, përmbajnë sasi tepër të madhe të ujit, me një sasi të caktuar të karbohidrateve. Ato ofrojnë një hidratim të shkëlqyeshëm dhe një sasi të vogël të karbohidrateve, për t’i thënë trupit një energji të menjëhershme. Uji i këtyre pemëve ndihmon tretjen dhe nxjerrjen e helmeve nga organizmi. Kjo ndihmon në humbjen e peshës.

PEMËT E TERURA

Këto pemë të terura, si rrushi, hurmat dhe kumbullat, mund të përzihen në sasi të vogla me pemë të freskëta te dietat e ndryshme. Ato janë burim i mrekullueshëm i vitaminave dhe mineraleve dhe, bashkë me pemët e freskëta, janë të mrekullueshme në djegien e dhjamit dhe në uljen e kolesterolit. Ato i ndihmojnë edhe sistemit imunitar.

(Kosova Sot Online)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.