Udha e gjuhës së nënës – Parathënia e librit, “Nusja e furtunave”
Të jesh poet do të thotë ta njohësh botën; thellësinë e saj, lartësinë, gjerësinë, dhe të përtejmen e së përditshmes. E bukura në letërsi është e të gjithë atyre që e duan këtë art. Fjala në poezi është bimë e së bukurës. Ndeshja mes jetës dhe të përjetshmes është luftë e gjithsecilit. Në poezi shumë ka rëndësi tema dhe gjetja artistike e figurave. Gëzimi, dhimbja, vuajtja, dashuria dhe trishtimi janë përbërësit kryesor të muzës poetike. Të dish ta gjesh atë që e ndien, atë që e dëshiron, atë që të bën të dehesh bukur, kjo kujtoj s´e është poezia. Me sa e kuptoj unë letërsinë, poezia lind, nuk bëhet, unë i qëndroj
këtij mendimi.
Kam pakënaqësi në kraharor
do duhej të isha më i lumtur
të mos aventuroja aq shumë
në kreshtat e rrëpirta të jetës…
Në studion time ku unë krijoj, jam në luftë të përhershme me idetë dhe motivet. Lëndën poetike unë e marr nga të gjitha kohërat. Ardhjen e poezisë ,( frymëzimit ) , unë e ndjej hyjnueshëm në çastet e krijimit. Hedhja në letër e një poezie është emocion i veçantë për mua. Krijimi i një vargu të ri, strofe apo poezie të tërë përbën një ngjarje në mua. Poezia te unë, s´është vetëm shok udhe, por, ajo është një “Nuse e stuhive”, një “Kanun poetik”, një “Heroikë” nga epoka jonë, dhe një natyrë me zemër të pasosur. Hapësira e poezisë në gjithnajën time poetike është e pakufishme. Qiejt e poezisë janë të pafund. Në jetën e përditshme poeti çdo ditë përballet me natyrën e ashpër të kësaj bote, .
Të punosh tokën me duart tua
dhe farën ta hedhësh në arë vetë
t´i korrësh të korrat kur ato piqen
Nuk ka liri më sublime në jetë!…
Këto dhe mija vargje të tjera të poetit Rrustem Gecit, janë pjesë e këtij libri, që shpirti im i ka krijuar. Kam një poezi që mua më pëlqen shumë;
Dallgë e verbër, memece
zhurmën tënde e ndiejë
ta ndali nuk mundem
ta mbërthejë s’e bëj dot!..
Poezitë e shkruar me gjak dhe me shpirt i mbijetojnë rrjedhave të stuhishme të kohës! Kjo poezi e shkruar para 40 vjetëve në Prishtinë, edhe sot është e bukur!
Digjet e piqet kjo botë n´zjarrmi
Në shesh të Prishtinës ngulmon gjak i ri
Arti i çlirimit nuk njeh kufijë
Në të gjitha kohërat ka emrin liri!..
Ngrehina e poezisë së Gecit, shkruan Rexhep Kasumaj, që jeton e krijon në Berlin, është kullë tempullore. Hijerëndë dhe e trishtë, e madhërishme dhe e bukur. Si vetë jeta që autori që e ka transponuar e lëmuar në laboratorin e tij krijues. Sepse i tillë ngjan të jetë ai: një marrëveshje e koduar me hyjnitë e frymëzimit krijues, e paqasshme për vdektarët!.Poeti jo rrallë flet me antikët;.
Jam popull gjysh i Evropës
popull gjysh i gjuhëve të saj
krijues i qytetërimit të lashtë
popull pellazgo-iliro-shqiptar…
Ndërsa Poeti Llemadeo, që jeton e krijon në Bohum të Gjermanisë, në leximin e tij të parë për librin e Rrustem Gecit, “Kanuni poetik”, shkruan; “Kanuni poetik”, është libër kolos në letërsinë tonë. Për këtë libër do të flasë koha dhe njerëzit, ata që do të dinë ta çmojnë dhe vlerësojnë. Poeti dhe artisti ,Llemadeo, ka bërë një poezi kushtimore artistikisht të bukur për mua;
E vargu Gecian do këndohet nëpër kohëra
nder lëndinat e Kosovës nga të bukurat shtojzovalle,
e bijtë e së ardhmes do të thonë;
I këndofte zemra poetit, Rrustem Geci
të bukura ja paska lëne kohës këto vargje…!
Fragment nga poezia e poetit, Llemadeo
Rrustem Geci u lind në Roganë të Dardanës më 6. 01. 1950. Mësimet e para i bëri në vendlindjen , kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Ndërsa u kulturua në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik, Unë s´desha ta njoh mbretin e errësirës, as figurat e tij që haheshin pandalshëm.
Mirëpo, unë tërë jetën jam në universitet ( në studion time të punës ) me poezinë, dhe për poezisë!
Dua të di si jetojnë lexuesi e mi
sa janë të vuajtur, dhe të lumtur
si i mbijetojnë dhimbjeve të kohës
dhe a kemi të vdekur duke lexuar!..
Rrustem Geci 15 vjet punoi gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Unë 4 vjet isha i përjashtuar nga programacioni i lajmeve.Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian, u mërgova në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jetoj e krijoj. Për 50 vjet krijimtari Rrustem Geci Letërsisë shqipe i dhuron 23 mijë vargje, 2 mijë poezi, dhe 30 poema. Ky do ishte, dhe është kontributi im modest, kushtuar popullit dhe atdheut tim!Poeti, Rrustem Geci, deri më tash ka shkruar dhe botuar 18 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia Personale”, 3. “Jeta në letër”, 4. Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8.”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Iliresha” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat”, 15. “Atdhetarët”, 16. !7. “Poezia, një shok udhe”, dhe 18. Monografi për Nevzad Balë Kryeziun, “Pasha këtë tokë”. Duhet theksuar, se e gjithë poezia e Rrustem Gecit është përmbledhur në “Kanunin poetik”, në një libër me 2 mijë faqe, me 23 mijë vargje.
Në Kodër të Brijës në Roganë
Një Kaçubë o më pat thënë
Jam e vogël, pak kam shtat
vesë prej barit pijë çdo natë!..
Krijimtaria e Rustem Geci është e vlerësuar nga njohësit e poezisë. Rustem Geci deri tash është përfaqësuar në 10 Antologji të Poezisë Shqipe. Këtë jetëshkrim për poetin Rrustem Geci po e mbylli me një poezi të shkruar para 40 vjete; Gjak u bënë vargjet / derisa erdhën tek ju / për të dhënë mesazhin / e një mesdite të bukur /. Rrustem Geci prej vitit 1995 është anëtar i Lidhjes Shkrimtarëve të Kosovës. Libri poetik, “Nusja e furtunave”, që po i jepet në dorë lexuesit shqiptar, është një libër i punuar gjatë dhe me shumë përkushtim../rajonipress/

