Hidromorava

Fajon uron Kurtin e VV’në: Koha për t’i bërë fjalët vepra

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, sllovenja Tanja Fajon, ka përshëndetur procesin e djeshëm zgjedhor, pasi sipas saj ka qenë i qetë dhe demokratik.

Fajon ka thënë se rezultati i zgjedhjeve tregon që qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe tashmë është koha që fjalët të shndërrohen në vepra.

“Dua që të përgëzoj Kosovën për zgjedhjet e djeshme të drejta dhe demokratike. Njerëzit kanë votuar për ndryshim dhe tani është koha që fjalët të shndërrohen në vepra”, ka thënë Fajon, raporton Gazeta Express.

FIDANISHTJA

Tutje ajo ka uruar edhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren dhe kandidatin e saj të nominuar për kryeministër, Albin Kurtin.

“Uroj Lëvizjen Vetëvendosje, për fitoren dhe të nominuarin për kryeministër, Albin Kurtin”, ka përfunduar Fajon në profilin e saj në ‘facebook’.

Fajon ndryshe është avokuesja më e madhe në Parlament Evropian që Kosovës t’i liberaizohen vizat./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.