Eko Higjiena

Mërgimtari që asnjëherë nuk e harron vendlindjen

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Bajram Haliti (59-vjeçar) nga fshati Bilinicë, tash e 37 vjet jeton si mërgimtar në Zvicër. Ai këto ditë ka ardhur të pushojë në vendlindje. Vendlindja, si shton ai, sido që të jetë, është vendlindje. Ajo është djepi më i ngrohtë i njeriut. Aty edhe balta të duket se është më e ëmbël se mjalta (Çajupi). Pse jo? Bajrami, sa herë vjen në vendlindje, sikur zemra e shpirti i tij i pushon në vendin e lindjes, ku përherë e ka marrë malli për gurët, malet, fushat, por edhe për njerëzit e trollit të tij stërgjyshor.

E takuam këto ditë Bajram Halitin, mërgimtar, i cili kishte ardhur për pak ditë në pushim në Kosovë, Gjilan. Me këtë rast zhvilluam një bisedë të shkurtër, e ai u shpreh: “Erdha me mall në vendlindje, ku, kjo nostalgji më shtyri të gjenden këtu ku jam sot. Nuk ka më bukur se vendlindja! Ajo, sido që të jetë: e madhe, e vogël apo tjetër, është vendlindje. Jam i lindur në fshatin Bilinicë. Atë kohë, ky fshat ishte “komod”, sepse qytetarët punonin dhe jetonin në mënyrën e vet. Jetonin jo aq “mirë”, sepse ishte kohë e papunësisë. Mandej, ishte kohë e pa kohë. Unë nuk shihja ndonjë perspektivë…

Prej kësaj “gjendje” jo të kënaqshme të asaj kohe të viteve 1975, 76 e më vonë, nuk shihja ndonjë përparim në jetë. Dhe, vendosa ta ndryshoj “jetën” dhe pa u hamendur u gjenda në botën e jashtme. U gjenda në Zvicër në vitin 1979. E kam “lakmuar” jetën e punëtorit mërgimtar, ndonëse e dija se kjo jetë është e rëndë dhe e idhët. Si e kreva shkollën fillore dhe të mesmen, nuk dashta t’i vazhdoj studimet. Ishin ato vite kur shumë të rinj të fshatit tim e fshatrave të tjera, e merrnin rrugën e idhët të mërgimit. Shkova, por pas lash “halle” të shumta të njerëzve me gjendjen skamnore. Por, ishte edhe kohë e gjendje së rëndë politike. Ishte kohë pa kurrfarë shprese jete”.

Mobi Casa

Kur i bëmë pyetje se a e pëlqen qytetin, Gjilanin, ai u shpreh: “Më muar malli për gurët, malet, fushat, por edhe për njerëzit e këtij vendi. Më duket sot se jam tjetër njeri. Po më pëlqejnë njerëzit e mi, të cilët afrohen e më duan, por edhe më respektojnë. Këtu në Kosovë ka mikpritje. Edhe unë i gëzohem kësaj jete. Por, kam edhe ankesa për “gjendjen” e qytetit, Gjilanit. Ky qytet do të duhej të ndryshojë pamjen. Shihni, nga ky vend ku pushojmë shihen qartë ndërresat e vjetra, të cilat janë të plasaritura nga tërmeti që ngjau para disa vjetësh në Gjilan me rrethinë. Këto ndërtesa janë shëmti e kohës. Tek këto objekte banimi s’ka asnjë renovim më të vogël.

Mandej, në periferi të qytetit po vërej se po bëhen ndërtime të egra. Toka pjellore po “uzurpohet” dhe në to po ndërtohen rrokaqiej të ndryshëm. Bile, më duket, Gjilani i Vjetër ka qenë më tërheqës se sot. Megjithatë, ky qytet meriton të jetë i bukur jo vetëm qendra, por edhe periferitë e tij”, ka shtuar Bajram Haliti, mërgimtar, tash banor i Gjilanit. /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.