ARKATANA

Në Kamenicë e Zhegër policia konfiskon armë e municion

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Kamenicë njësiti policor gjatë punës rutinore ka arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar, pasi që i njëjti është vërejtur duke hedhur një armë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit “Ekol Tuna” pa municion me një karikator të zbraztë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

FIDANISHTJA

Edhe në fshatin Zhegër të Gjilanit njësiti policor në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit mashkull shqiptar, me ç’rast ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me një karikator me 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 22 fishekë të kalibrit 7.65 mm.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/