Swansea dhe Bersant Celina assesi të ndalen, vazhdon shkëlqimi në Championship
Skuadra e Swanseas në të cilën paraqitet mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, vazhdon shkëlqimin në Ligën e Dytë Angleze (Championship), shkruan Zëri.info.
Ekipi nga Uellsi sonte arriti fitore ndaj Charlton Athletic në fushën e kësaj të fundit me rezultat 2:1, ndërkohë që me këto pikë të fituara, mbetet e para në renditje me 21 pikë.
Futbollisti nga Prizreni edhe në këtë ndeshje e cila i takoi xhiros së dhjetë u paraqit titullarë duke luajtur për 95-të minuta.
23-vjeçari Celina në nëntë ndeshje në këtë kampionat i ka realizuar dy gola. /Zëri.info


