KKVITI

Arrestohet vitiasi për dhunë familjare, i konfiskohen edhe armë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Ankuesja Shqiptare shtetase e Kosovës nga Tërpeza e Vitisë ka lajmëruar Policinë e Kosovës se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar dhe fyer nga bashkëshorti i saj. I njëjti para 5 dite besohet të ketë shtënë në ajër me pushkë gjuetie që e mban në posedim, me qellim të frikësimit të bashkëshortes dhe dy djemve të tyre.

Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve së bashku me polic reagues nga stacioni policor i Vitisë kanë shkuar në fshatin Tërpezë dhe gjatë kontrollimit kanë gjetë dhe konfiskuar një pushkë të gjuetisë, prodhim turk Kal. 12 GA,me leje të skaduar, hetuesit në të njëjtin vend kanë gjetë një armë AK 47 prodhim Jugosllav, si edhe një çantë të zezë me (gjithsejtë 183 copë fishekë të kal. 7.62 mm) dhe 4 karikatorë të zbrazët të armë AK 47,.
I dyshimti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

UBT

Armët dhe municioni janë konfiskuar nga i dyshuari. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që të dyshuarit t`i shqiptohet masa e ndalimit policor prej 48 orëve. Rasti procedohet në Prokurorin e shtetit njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/