UBT

Harresa e reformës i bashkon kundërshtarët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Liderëve po u intereson vetëm që t’i mbyllin listat, për ta pasur kështu tërësisht nën kontroll përfaqësimin eventual në Kuvend.

Kodi zgjedhor, pengesë për zgjedhje të mira

As pozita, as opozita nuk po kërkojnë ligj të ri

Liderëve po u intereson vetëm që t’i mbyllin listat, për ta pasur kështu tërësisht nën kontroll përfaqësimin eventual në Kuvend

Uji Dea

Edhe pse në mandatin e kaluar qeverisës subjektet politike nuk arritën ta përfundojnë reformën zgjedhore, për një vit e gjysmë të legjislaturës së re parlamentare dhe koalicionit PDK-LDK, askush më nuk është interesuar, as nga pozita, por as nga opozita, që t’i kthehet kësaj teme.

Analistët politikë dhe njohësit e fushës së legjislacionit zgjedhor janë kritikë ndaj kësaj neglizhence të faktorit politik.

Eksperti i fushës së legjislacionit zgjedhor, Blerim Burjani, i ka deklaruar gazetës se ky lidership që ka kapur shtetin nuk është shumë i disponuar për reformim të mirëfilltë të ligjit zgjedhor, aq sa është i interesuar ta ruajë sistemin zgjedhor proporcional, madje edhe me një plan që shkon drejt shqyrtimit të opsionit për rikthimin e listave të mbyllura zgjedhore, në emër të thjeshtësisë së votimit dhe parandalimit të vjedhjes brenda llojit.“Ky sistem aktual po u konvenon të gjitha partive, por edhe KQZ-së. Pothuajse të gjithë janë të pajtimit të vazhdojnë kështu, pa reformë zgjedhore, sepse për një reformë të mirë kërkohen ndryshime substanciale të Ligjit për zgjedhje, në mënyrë thelbësore. Ligji aktual ka përplot defekte. Me ndryshimet eventuale, KQZ-ja duhet të shndërrohet në një organ të përkohshëm, ashtu si e kanë shumica e shteteve”, u shpreh ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.