Uji Dea

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe të shumta, por edhe me mundësi për intervale të shkurtra kohore me diell. Gjatë ditës e sidomos pasdite lokalisht priten riga lokale shiu të intensitetit kryesisht të dobët dhe mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu në ndonjë zonë.

Temperaturat parashihet të luhaten nga 7 minimalja deri në 20 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe vende-vende me intervale kohore me diell. Në Shqipëri priten reshje lokale shiu dhe mundësi për ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima e bubullimë. Reshje të pakta lokale priten në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës.

ARKATANA

E Enjta pak më e ngrohtë, por njëkohësisht më jo-stabile. Gjatë ditës ose pasdite parashihen zhvillime konvektive me mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal. Disa zona mund të kenë rrebeshe më intensive.

E Premtja dhe fundjava parashihen me reshje të pakta lokale dhe më shumë intervale kohore me diell. Temperaturat mund të pësojnë ulje të lehta sidomos në fundjavë për shkak të erërave paksa më të ftohta nga veriu e verilindja./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.