UBT

Valon Ahmedi bëhet me skuadër të re, nënshkruan në Kroaci

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Valon Ahmedi i ka dhënë fund pritjes disa javore si futbollist i lirë.

Mesfushori anësor së fundmi ka qenë lojtar i lirë pas shkëputjes së kontratës me klubin izraelit Hapoel Ironi.

24-vjeçari tani ka nënshkruar kontratë me klubin elitar kroat, Inter Zapresic dhe tanimë është prezantuar tek klubi kroat.

Shqiptari nga Maqedonia iu bashkua klubit kroat pas aventurave të kaluara edhe në Slloveni, ku fillimisht luajti me Celje e pastaj edhe me Mariborin.

KKVITI

Anësori është shprehur shumë i lumtur që do të jetë pjesë e Inter Zapresic, ku ka premtuar se do të bëjë më të mirën për klubin.

“Do doja të falënderoj Inter për këtë mundësi që më jep, jam i lumtur të vij në Zapresiç. Do bëj më të mirën që të ndihmoj ekipin e gola dhe asistime”, deklaroi Ahmedi.

Kujtojmë që mesfushori anësor është edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ku deri më tani ka luajtur dy ndeshje si titullar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.