United Hospital

Disa fruta të thata çdo ditë parandalojnë shtimin në peshë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zëvendësimi një pjese të ushqimit me ushqime jo të shëndetshme( të skuqura, mish të përpunuar, salsiçe e tjerë) me 14 gramë fruta të thata në ditë ndihmon dhe zvogëlon rrezikun e mbipeshës, sipas një studimi të botuar në revistën ”BMJ Nutrition, Prevention & Health”, i cili përfshinte tre grupe individësh, 51 529 meshkuj të moshës 40-75 vjeç; 121 700 gra të moshës 35-55 vjeç dhe 116 686 gra të moshës 24-44 vjeç.

“Strategjitë e thjeshta ndonjëherë ndihmojnë për të parandaluar shtimin gradual të peshës dhe mund të jenë një armë e rëndësishme në favor të shëndetit tonë dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare”, sipas studimit.

Ekspertët monitoruan grupmoshat për 20 vjet me radhë, shëndetin, peshën dhe ushqimin e tyre në çdo 4 vjet.

Doli se ata që shtuan të paktën 14 gramë fruta të thata në dietën e tyre kishin një rrezik më të ulët për të marrë 2 ose më shumë kile në 4 vjet.

Mobi Casa

Në veçanti, konsumimi i një grushti arrash në ditë shoqërohet me një rrezik prej 15% më të ulët për t’u bërë obez.

Efekti mbrojtës i frutave të thata është më i dukshëm nëse konsumohet në vend të disa ushqimeve jo të shëndetshme si patatet e skuqura.

Edhe pse ky është një studim thjesht vëzhgues, rezultatet përforcojnë idenë se konsumimi i rregullt i frutave të thata (të pasura me vitamina, kripëra minerale të mira) është i dobishëm për shëndetin dhe ndihmon në kontrollin e peshës pasi rrit ndjenjën e ngopjes.
(Kosova Sot Online)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.