UBT

Armina flet për martesën me djalin e Sali Berishës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Bukuroshja e njohur e ekranit ka qenë këtë të premte tek “Oktapod” në Vizion Plus. E ftuar për të ndarë eksperiencat e saj si e fashionista në eventet e modës dhe jo vetëm, Armina u ngacmua gjithashtu për jetën private.

Marrëdhënia e saj me djalin e ish-kryeministrit vazhdon të ngjallë interes në publik, ndaj moderatori Turjan Hyska këmbënguli t’i nxjerrë ndonjë lajm në lidhje me martesën.

ARKATANA

Armina duket se e kaloi me sukses këtë moment të vështirë duke thënë se ende nuk e kanë planifikuar këtë hap të rëndësishëm të lidhjes së tyre.

Megjithatë ajo zbuloi se kishte dëshirë që pas kurorëzimit, t’i mbajë të dy mbiemrat, pra Armina Mevlani Berisha.