UBT - Kosove

Alarmante shifrat e dhunës në familje në Viti, 56 raste të raportuara këtë vit, vitin e kaluar ishin 46

Alarmante shifrat e dhunës në familje në Viti, 56 raste të raportuara këtë vit, vitin e kaluar ishin 46

Viti – Rritja e rasteve të dhunës në familje dhe sfidat në mbrojtjen e viktimave kanë qenë në qendër të diskutimeve në mbledhjen e rregullt të Mekanizmit Koordinues Lokal për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, të mbajtur në Viti.

Të dhënat e prezantuara nga Policia tregojnë për një rritje të rasteve të raportuara gjatë këtij viti. Zëvendëskomandanti i Policisë në Viti, toger Burim Musliu, bëri të ditur se deri më tani janë evidentuar 56 raste të dhunës në familje, përderisa gjatë vitit të kaluar ishin regjistruar 46 raste.

Ai prezantoi edhe procedurat që ndiqen nga Policia për trajtimin e rasteve dhe mbrojtjen e viktimave, duke propozuar që takimet e Mekanizmit Koordinues të mbahen më shpesh, në mënyrë që institucionet të kenë koordinim dhe reagim më efikas.

AR Katana

Edhe të dhënat e Qendrës për Punë Sociale paraqesin një situatë që kërkon vëmendje institucionale. Sylë Salihu nga kjo qendër raportoi se gjatë këtij viti janë evidentuar 44 raste të reja, 14 raste të bartura nga vitet paraprake dhe 7 raste të përsëritura.

Në hapje të takimit, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cilësoi shqetësuese statistikat e prezantuara, duke theksuar se dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe një problem serioz shoqëror.

Ai ritheksoi qëndrimin institucional për zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës, duke theksuar se Komuna e Vitisë është e përkushtuar në parandalimin e kësaj dukurie përmes edukimit, vetëdijesimit dhe mbështetjes së viktimave.

Në këtë drejtim, Haliti përmendi ligjëratat vetëdijesuese të organizuara në shkolla në bashkëpunim me Policinë, si dhe bashkëpunimin me Qendrën për Mbrojtjen e Grave “Liria”, përmes së cilës viktimave u ofrohet mbështetje psikologjike, juridike dhe sociale.

Një nga çështjet që ngjalli diskutim gjatë takimit ishte edhe mungesa e institucioneve të specializuara për trajtimin dhe strehimin e personave me çrregullime mendore.

Drejtoresha e Qendrës për Mbrojtjen e Grave “Liria”, Nazife Jonuzi, ngriti shqetësimin për mungesën e kapaciteteve adekuate për trajtimin e rasteve të tilla, duke theksuar se ato kërkojnë vlerësim profesional dhe trajtim në institucionet përkatëse.

Për këtë çështje u diskutua edhe nevoja për krijimin e kapaciteteve të specializuara, përfshirë ndërtimin e një spitali psikiatrik, duke marrë parasysh mungesën e hapësirave dhe kapaciteteve të mjaftueshme në repartet ekzistuese psikiatrike.

Në mbledhje kontribuuan edhe Gani Leci, mbrojtës i viktimave në kuadër të Prokurorisë, si dhe Ibadete Hyseni nga Zyra Komunale për Barazi Gjinore në Viti.

Në përfundim, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, me synimin për parandalimin e dhunës, mbrojtjen e viktimave dhe trajtimin më efektiv të rasteve të raportuara.

Rritja nga 46 në 56 raste të raportuara brenda krahasimit vjetor është një sinjal shqetësues për institucionet e Vitisë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për parandalim më të fuqishëm, reagim të shpejtë dhe mbështetje të vazhdueshme për viktimat e dhunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.