RP

Dy kosovarë dalin para gjykatës në Austri për një rast vrasjeje

Dy kosovarë dalin para gjykatës në Austri për një rast vrasjeje

Njëri akuzohet për vrasjen e bashkëshortes 38-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, ndërsa tjetri dyshohet se ia kishte siguruar armën e krimit.

47-vjeçari akuzohet se vrau bashkëshorten nga e cila ishte ndarë, ndërsa një 45-vjeçar dyshohet se ia kishte siguruar armën e krimit, duke e ditur qëllimin e tij

Dy shtetas nga Kosova dalin të enjten, më 12 nëntor, para Gjykatës Rajonale në Wiener Neustadt të Austrisë, në kuadër të procesit gjyqësor për vrasjen e një gruaje 38-vjeçare, nënë e katër fëmijëve. I akuzuari kryesor është 47 vjeç, ndërsa bashkëkombësi i tij, 45 vjeç, akuzohet për përfshirje në këtë vepër përmes sigurimit të armës së zjarrit, njofton albinfo.at.

Uje Dea

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 5 prill 2026, të dielën e Pashkëve, në Sooß, në distriktin e Badenit. Sipas aktakuzës, 47-vjeçari kishte shkuar në shtëpinë ku jetonte bashkëshortja e tij, nga e cila ishte ndarë, për t’u dërguar dhurata të Pashkëve katër fëmijëve të tyre, të moshës nga tetë deri në 17 vjeç.

Megjithatë, sipas pretendimeve të prokurorisë, pas vendosjes së dhuratave në shtëpi, ai kishte qëlluar tri herë me pistoletë drejt 38-vjeçares dhe më pas e kishte goditur dhjetëra herë me kaçavidë. Trupin e pajetë dyshohet se e kishte vendosur në kopshtin e shtëpisë, duke e mbuluar me mbetje bimore.

Sipas agjencisë austriake të lajmeve APA, i akuzuari ishte zbuluar nga njëri prej djemve të tij, i cili ishte kthyer në shtëpi në momentin kur babai i tij po përpiqej të largonte gjurmët e krimit. Pas kësaj, 47-vjeçari kishte njoftuar policinë dhe ishte arrestuar pa rezistencë. Gjatë marrjes në pyetje, ai kishte pranuar në masë të gjerë kryerjen e veprës, transmeton APA.

Në të njëjtin proces gjyqësor përfshihet edhe një 45-vjeçar nga Kosova, i cili akuzohet si bashkëpjesëmarrës në vrasje. Sipas aktakuzës, ai dyshohet se më 29 nëntor 2025 ia kishte shitur 47-vjeçarit pistoletën dhe municionin për 900 euro, duke qenë në dijeni se arma do të përdorej për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Megjithatë, 45-vjeçari i ka mohuar akuzat. Siç raporton gazeta austriake Heute, avokati i tij, Mirsad Musliu, pretendon se shitja e armës nuk ka ndodhur dhe se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen.

Sipas raportimit të Heute, rasti përmban edhe një element tjetër që lidhet me gjendjen psikike të të akuzuarit kryesor. Ai dyshohet se kishte bindje se bashkëshortja e tij praktikonte magji të zezë dhe se ishte e lidhur me forca mbinatyrore. Një ekspertizë plotësuese psikiatrike kishte ngritur pikëpyetje lidhur me përgjegjësinë e tij penale.

Seanca e parë e procesit gjyqësor është caktuar për 12 nëntor, ndërsa seanca e dytë pritet të mbahet më 17 nëntor në Gjykatën Rajonale në Wiener Neustadt.

Të dy të akuzuarit përballen me akuza serioze, por përgjegjësia e tyre penale do të përcaktohet nga gjykata. Deri në një vendim përfundimtar, për ta vlen prezumimi i pafajësisë. /Albinfo.ch

https://www.albinfo.at/dy-kosovare-dalin-para-gjykates-ne-austri-per-nje-rast-vrasjeje
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.