ARKATANA

Kurti: E njoh pavarësinë e Kosovës, por nuk them ‘Bac u kry’

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një bashkëbisedim në KDI me temën “Marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi” është pyetur se a do ta njohë Pavarësinë Kosovës nëse do të marrë postin e kryeministrit.

Kurti është përgjigjur se e njeh Pavarësinë e Kosovës por nuk është prej atyre që thonë “Bac u kry”.

“Së pari unë dua të them qartë e pranoj dhe e njoh Pavarësinë e Kosovës, por të gjithë politikat e dine se të shpallësh pavarësinë dhe të bësh shtetin nuk është e njëjta gjë. Sepse unë nuk jam në mesi e atyre që thonë “Bac u kry” sepse tendenca është tek ajo që të bëhet përfundimi i historisë”, ka thënë Kurti.

Fundamenti

Ai gjithashtu është pyetur se a do t`i pranoj simbolet e Kosovës në rast se i fiton zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ne nuk ishim dakord që ngjyrat e flamur të jenë këta që janë sot, nuk ishim dakord që himni të mos ketë tekst. Por ju nuk mund ta gjeni asnjë aktivistë apo deputet të VV-së që ka hequr flamurin e Kosovës nga institucionet e Kosovës. Po ashtu edhe unë nuk do ta heq flamurin e Kosovës nga zyra e kryeministrit”, ka përfunduar Kurti./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.