De Biasi fjalë të mëdha për Mavrajn
Mërgim Mavraj është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe e ka vendin e sigurt në formacionin kuqezi. Këtë lajm e ka bërë me dije trajneri Gianni De Biasi.
“Mavraj është një lojtar shumë i rëndësishëm për mua. Ishte një vit i dëmtuar, por tani është rikthyer të luajë rregullisht. Gjatë eliminatoreve ka luajtur me brinjë të thyer. Mentalitet të tillë nuk e gjen lehtë kohët e fundit. Nëse do jetë i shëndetshëm, do jetë pa asnjë dyshim në fushë. E ka vendin e sigurt. Shpresoj që të vijë në evropian me shumë minuta në këmbë, pasi është një pikë kyçe në mendimet e mia”, ka thënë De Biasi./epoka e re/


