HW

Kurti merr përkrahje nga deputetë të Bundestagut gjerman

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së fundmi ka marrë përkrahje të hapur nga disa deputetë të Bundestagut Gjerman, raporton “Zëri.info.

Kryetari i grupit parlamentar të Evropës Juglindore, Josip Juratoviç (SPD), dikur tejet kritik ndaj Vetëvendosjes dhe ish-liderit të saj, ka thënë për Deutsche Ëelle-n se Albin Kurti “i ka idetë e duhura për ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje që sundon prej disa dekadash e ku pushteti ka mbetur në dorë të një klike të dalë prej luftës e që nuk ka qëllim tjetër veç mbajtjen e pushtetit”. Josip Juratoviç dhe Albin Kurti diskutuan të mërkurën në Berlin për të ardhmen e Kosovës, në një panel të përbashkët, të organizuar nga Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” dhe dega gjermane e Institutit Aspen.

United Hospital

Tutje edhe deputeti tjetër socialdemokrat nga Bundestagu, Stefan Schëarte, mbajti një fjalë të shkurtër në tubimin zgjedhor në Berlin-Neukölln, që u mbajt të mërkurën në mbrëmje ku i inkurajoi shqiptarët e diasporës që të votojnë për Albin Kurtin. Krahas Kurtit, në tubim folën edhe drejtuesi i grupit parlamentar të VV, Glauk Konjufca dhe kandidatja e re për deputete, Mevlyde Hyseni, si dhe drejtuesi i fondacionit Friedrich Ebert në Prishtinë, Frank Hantke./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.