Kur Vjollcat ndërrojnë veshjet me njëra-tjetrën
Marina dhe Luana tërheqin gjithmonë vëmendjen e publikut jo vetëm sa herë dalin në ekran, por edhe sa herë postojnë foto në rrjetet e tyre sociale.
Shpeshherë dy biondeve bukuroshe u pëlqen të krijojnë identitet në veshje, po aq sa duket se të dyja kanë shpesh të njëjtin stil – pëlqejnë të njëjtat ngjyra dhe përdorin të njëjtat “armë” joshjeje.
Por kjo e fundit nuk duket të jetë karakteristikë vetëm e Luanës dhe Marinës. Por edhe e Vjollcave të tjera të familjes.
Mjafton një udhëtim në rrjetet sociale dhe sheh se motrat Vjollca, shpeshherë kanë këmbyer veshjet e njëra-tjetrës dhe nuk e kanë aspak problem këtë pjesë.
Madje, një bluzë jeshile të cilën Marina Vjollca e kishte zgjedhur për ta veshur në një prej netëve të Summer Fest’it, mbesa e saj, Jori, e kishte veshur në një darkë familjare./zeri/


