Eko Higjiena

Challandes për lëndimet: Nuk mund t’i klonojmë Rashicën dhe Zenelin, duhet të luajmë si ekip

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur rreth lëndimeve të lojtarëve në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kombëtaren e Çekisë.

Kosova është nikoqire e Çekisë në ndeshjen e vlefshme të Grupit A në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020, e cila zhvillohet nesër (e shtunë) nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri.

Trajneri Challandes e ka vlerësuar lartë kundërshtarin, por ka thënë se me pasion, forcë dhe mbështetje të madhe mund të arrijnë fitore.

Challandes gjithashtu u ndal tek lëndimet e shumta të lojtarëve, ku foli në theks të veçantë për dyshen sulmuese, Milot Rashica dhe Arbër Zeneli.

HW

“E kam theksuar edhe javën e kaluar për mungesat e rëndësishme që kemi për këtë ndeshje. Por, ne nuk do të bëjmë zëvendësime individuale”, ka thënë fillimisht Challandes në konferencën për shtyp.

“Nuk kemi një klon për Rashicën apo për Zenelin. Prandaj, duhet të punojmë më shumë si ekip për këto dy ndeshje”.

“Kjo është zgjidhja ime, duhet të punojmë shumë, shumë dhe shumë si ekip”, përfundoi trajneri i Kosovës.

Ndryshe, tri ditë më vonë Dardanët do të udhëtojnë drejt Anglisë për ndeshjen e radhës kualifikuese. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.