Fundamenti

Thaçi inaugurohet pa opozitën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Inaugurimi i presidentit të ri të vendit, Hashim Thaçi, do të bëhet më 8 prill nga ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në këtë ceremoni nuk do të marrë pjesë opozita, e cila nuk ka ndonjë qëndrim nëse do të rrijë e qetë, apo të protestojë sikurse me rastin e zgjedhjes së presidentit.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, më 8 prill do të marrë zyrtarisht postin e presidentit të Shtetit në një ceremoni të veçantë që pritet të zhvillohet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, por pa prezencën e krahut opozitar. Sikurse zgjedhja e tij për president të vendit që u bë pa praninë e opozitës, edhe inaugurimi i tij do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë, por tani nuk dihet nëse opozita do të protestojë apo të rrijë e qetë.

Fundamenti

Derisa tri partitë opozitare nuk kanë qëndrim se si do ta presin ceremoninë e presidentit të ri, nga zyra e Hashim Thaçit konsiderojnë se për të premten e dytë të prillit, (08.04.2016) janë ftuar personalitete e burrështetas nga shumë shtete.

Zyra për Informim e presidentes në largim, Atifete Jahjaga, ka konfirmuar për “Zërin” se ceremonia e inaugurimit do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”. “Ceremonia do të mbahet më datën 8 prill 2016 në Sheshin ‘Skënderbeu’. Për më shumë hollësi rreth ceremonisë drejtojuni kabinetit të presidentit të zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për informim në Presidencë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.