United Hospital

Haradinaj: Të zhdukurit e luftës janë plaga jonë më e madhe që na përcjellë secilën ditë tash e dy dekada

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me anëtarë të kabinetit qeveritar, mori pjesë në ecjen solidarizuese dhe bëri homazhe te ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur.

Kryeministri në detyrë Haradinaj tha se të zhdukurit e luftës janë plaga jonë më e madhe, që na përcjellë secilën ditë, tash e dy dekada.

HW

“Është obligim i yni shtetëror që të punojmë përditë, pa u ndalur, që ta zbardhim fatin e tyre. Kosova nuk harron!”, ka thënë kryeministri në detyrë Haradinaj.

Bajram Çerkini, anëtarë i Komisionit për Persona të Zhdukur/Përfaqësues i Shoqatave Familjare, duke folur në emër të shoqatave, falënderoi kryeministrin në detyrë Haradinaj për angazhimin e tij, por edhe për ndihmën e ofruar familjarëve dhe krijimin e kushteve më të mira për punë për shoqatat që merren me zbardhjen e fatit të të pagjeturve, duke shpresuar që edhe Ligji për persona të zhdukur të përfundojë në afatin sa më të shpejtë kohor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.