HW

Nisma e gatshme për koalicion me PDK’në, pas zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i NISMËS Socialdemokrate ka thënë se pas zgjedhjeve do të shihen ofertat e partive. Sipas Fatmir Limajt, nuk përjashtohet as një koalicion paszgjedhor me PDK-në, ndërsa në zgjedhje Limaj do të garoj me koalicion NISMA, AKR dhe PD.

Por, Fatmir Limaj, pret një aleancë edhe me Lëvizjen për Bashkim, dhe me Partinë e Drejtësisë dhe së bashku të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Varësisht ofertave që kemi pasur të githë, kemi parë që interesi i kosovës është që nisma e akr të shkojnë së bashku” tha ai.

Ndërkohë i pari i NISMËS thotë se koalicioni që ai i prin do jetë një faktor në përbërjen e qeverisë së ardhshme.

“Një bosht politik i cili do të ketë një rol të jashtëzakonshëm në skenën politike të Kosovës, po i vëmë themelet e një boshti politik që në të ardhmen do të jetë një faktorë vendimtar” tha Limaj për T7.

HW

E ish bashkëpartiaku i Kadri Veselit thotë se nuk e ka problem të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës.

Siç thotë ai, pas zgjedhjeve do të shihen programet dhe interesat e përbashkëta të koalicionit që ai udhëheq me partitë që pretendojnë të udhëheqin vendin.

“Forcat politike e cila e merr besimin si forcë e parë politike, e ka të drejtën e mandatarit dhe për të përzgjedhur partnerë, e ne do të jemi aty për të shikuar ofertat e forcës politike që ka dalë e para, e pas asaj duke parë mundësitë e realizimit të programit tonë, atëherë ne e marrim vendimin të bashkohemi apo jo me partinë e parë që do të dilte nga zgjedhjet” shtoi ai.

Ndërkohë ish zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ka thënë se përfundimi i mandatit të qeverisë Haradinaj ka qenë i mirëseardhur.

“Ka pasur punë të mira, ka pas punë të lanë në gjysmë, ka pas punë që nuk janë kryer, është mandat i shkurtër 2 vjeçar vetë përmbyllja dhe fundi si i ka ardhur kësaj qeverie tregon që vendi ka pasur nevojë të shkojë në zgjedhje” tha Limaj. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.