Uji Dea

Opozita e gatshme për bashkëpunim, analistët skeptikë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Partitë opozitare janë shprehur të gatshme për bashkëpunim dhe kanë kërkuar formim të shpejtë të institucioneve. Vija të kuqe thanë se kanë veç me Listën Serbe e Vjosa Osmani, megjithëse mbrëmë tha se Vetëvendosje s’ka asnjë arsye që të mos e votojë për Presidente, sot tha se emri i saj nuk do të jetë pengesë për krijim të institucioneve.

Vija të kuqe për bashkëpunim s’kanë, por Vjosa Osmanin për presidente, LDK vazhdojnë ta mbajnë si pikënisje të çdo diskutimi.

Ky ishte mesazhi i parë i kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të dielën pas rezultatit preliminar të zgjedhjeve.

“S’kemi vija të kuqe për asnjë parti shqiptare përveç Listës Serbe pra për ne është e rëndësishme të kemi institucione…”, ka thënë Lumir Abidixhiku, kryetar i LDK-së.

Bartësja e listës së LDK-së, e që ishte kandidate e kësaj partie për Presidente, ishte pak më e ashpër sa i përket kësaj pozite dhe përkrahjes për të.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye që të më refuzoj mua për presidente të shtatë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Vjosa Osmani, kandidate për presidente.

Megjithëkëtë, të hënën në një status në Facebook, teksa falënderoi qytetarët, tha se ‘emri i saj as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve’.

Ndërkohë, PDK-ja, që vazhdon të mbes partia e dytë dhe më e madhja opozitare, doli sot në konferencë, ku kryetari i saj tha se kanë pritur rezultat më të mirë por tani duhet bashkëpunim.

Uji Dea

“Unë asnjëherë nuk kam pas vija të kuqe për asnjë parti, as tash e as në zgjedhjet e kaluara dhe mendoj se prej tash duhet të nis puna për formimin e institucioneve“Çka është me rendësi, është me rëndësi të kemi konstituim të Kuvendit sa më shpejt, formim të qeverisë, zgjedhje të presidentit që të mos ketë vakum institucional”, ka thënë Bedri Hamza, Kryetar i PDK-së.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini i ka falënderuar votuesit e kësaj partie, pa dhënë ndonjë detaj për rrugën e kësaj partie tutje.

“Ne e respektojmë çdo votë….deri në fund të deklarimit”, ka thënë Ardian Gjini – kryetar i Aleancës.

Analist politik ndërkaq vlerësojnë se dalja e ulët në votime ishte ndëshkim i përgjithshëm i qytetarëve për partitë.

Albinot Maloku, thotë se megjithëkëtë problem do të jetë qasja e LDK-së për postin e Presidentes.

“Edhe dje në deklarimet e tyre pat dual të fuqishëm por nëse thuhet që pikënisja e raportit për një marrëveshje është kandidatja jonë për presidente dhe në anën tjetër nuk kam vija të kuqe këto nuk përputhen sepse kur nuk ke vija të kuqe alternativat janë gjithmonë të hapura dhe nuk vendoset pikënisja”, ka thënë Albinot Maloku, analist politik.

Rezultati përfundimtar i KQZ-së pritet të publikohet pas numërimit edhe të votave nga diaspora dhe atyre me kusht e të personave me nevoja të veçanta./Tv Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.