Aliu: Me LDK’në kalojmë 50%
“Ne do të kalonim 50%’shin. Kalimi i 50% do arrihej për shkak se do të maksimalizohej vota. Së bashku do arrinim më shumë se sa veçmas”, ka thënë Aliu.
Deputeti i legjislaturës së kaluar në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Levizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.
Aliu ndër të tjera ka folur edhe për atë se çfarë mund të arrihej nëse Vetëvendosje dhe LDK do të krijonin një koalicion.
“Ne do të kalonim 50%’shin. Kalimi i 50% do arrihej për shkak se do të maksimalizohej vota. Së bashku do arrinim më shumë se sa veçmas”, ka thënë Aliu.
“Koalicioni PAN ka dëmtuar veten me koalicion. Ata kanë dëmtaur vetën për shkak se nuk sollën shpresë. Përpara janë takuar në klube të natës për arritje të marrëveshjeve. Tani nuk eleminohet mundësia që të takohen edhe në plazhe”./Gazeta Express/


